Sulmuesi i ri i Inter-it, Mehdi Taremi ka folur së fundmi për kanalet zyrtare të klubit “zikaltër”.
Në fjalën e tij, Taremi u fokusua kryesisht te grupi, si dhe theksoi se që skuadra të jetë e suksesshme atëherë ata duhet të jenë një grup i bashkuar.
“Lojtarët duhet të ndihen pothuajse si vëllezër për njëri-tjetrin. Ata duhet të sakrifikojnë veten për shokët e tyre. Ata duhet të luftojnë për njëri-tjetrin. Gjatë vitit, ju takoni më shumë shokët e skuadrës se sa familjen tuaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi një lidhje të veçantë emocionale. Ne ndajmë gëzimet dhe hidhërimet bashkë. Nëse ka një grup të bashkuar, nëse jemi të bashkuar, skuadra do të jetë e suksesshme, sezon pas sezoni dhe kjo është ajo që ka rëndësi në këtë sport”-deklaroi Mehdi Taremi.