Nicolas Pepé rikthehet për të thënë fjalën e tij në një nga 5 ligat më të mira në Evropë. Pas sezonit të kaluar në Superligën Turke, te Trabzonspori, skuadër me të cilën kishte nënshkruar kontratë vjetore verën e kaluar si lojtar i lirë, francezi u zyrtarizua si përforcim i ri i Villarrealit.
Në vitin 2019, Pepe u ble nga Arsenali për 80 milionë euro, pa mundur megjithatë të spikatë në Premier League ashtu siç do të donte. Sezonin e kaluar, në Turqi, regjistroi 23 paraqitje dhe 6 gola të shënuar mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë.
Pepe me përfundimin e sezonit doli sërish lojtar i lirë e tashmë do ta vijojë karrierën në futbollin spanjoll, me dëshirën e madhe për të lënë gjurmë te “Nëndetësen e Verdhë”.