Blog Post

Arbëria TV > Yje > Mozzik dhe Lotina Haziri të pandashëm, publikojnë foto bashkë

Mozzik dhe Lotina Haziri të pandashëm, publikojnë foto bashkë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, po shijon një lidhje dashurie prej kohësh.

Këngëtari nga Ferizaj tashmë ka bërë publike romancën me bukuroshen e ekranit, Lotina Hazirin.

Ata tani janë në çdo moment së bashku, gjersa nuk mungojnë herë pas here as me imazhe në rrjete sociale.

Ka qenë së fundmi krijuesi i “Kampion” që ka publikuar një fotografi krah Hazirit nga ashensori.

Lidhja e tyre duket se po shkon mirë dhe se ata tani janë njohur edhe me familjet e njëri-tjetrit.

Mozzik pak ditë më parë ndau një foto krah babait të Lotinës, politikanit Lutfi Haziri.

28-vjeçari tha se prezantuesja nga Gjilani i ka pëlqyer që shumë vite dhe se i kishte shkruar në 2019. /Telegrafi/