Tenisti serb, Novak Djokovic sapo e fitoi medaljen e artë në tenis në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Analistit shqiptar, Andi Bushati i ka bërë përshtypje se si finalen e tenisit në Olimpiadë po e transmetonte edhe televizioni publik i Shqipërisë, RTSH.
“Per mua shume mire qe transmetoi finalen e tenisit ne Lojrat Olimpike. Por nuk di nese ne Serbi do jepej live nje gare ku Shqiperia festonte medaljen e arte”, shkroi Bushati në një postim në Facebook.
“Fitorja e kunder Alkaraz zhvillohej njekohesisht me shume sporte te tjera”, shtoi ai.