Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Roma nxjerr në merkato mesfushorin, i vendos edhe çmimin

Roma nxjerr në merkato mesfushorin, i vendos edhe çmimin

Drejtuesit e Romës kanë nxjerrë në merkato Edoardo Bove. 22-vjeçari nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Daniele De Rossi dhe drejtuesit kërkojnë të përfitojnë financiarisht nga shitja e mundshme e italianit.

Për Boven interesohet Fiorentina, por Roma kërkon 20 milionë euro, shifër që për momentin “vjollcët” nuk janë të gatshëm ta paguajnë. Te Fiorentina po marrin kohë pasi kanë edhe të tjera opsione në merkato, megjithatë Bove mbetet në krye të listës dhe në ditët në vijim do të tentohet të gjehet “gjuha e përbashkët” me Romën.

Sakaq, mbetet për t’u kuptuar edhe dëshira e vetë lojtarit që në rast se e dëshiron transferimin në Firence mund ta lehtësojë edhe më tej këtë operacion.

Powered by WordPress