Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Musliu apelon bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit: Mbajtja e mbyllur i mban serbët e veriut në geto

Musliu apelon bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit: Mbajtja e mbyllur i mban serbët e veriut në geto

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka apeluar bashkësinë ndërkombëtare për Urën e Ibrit, duke thënë se hapja e saj do t’i shërbejë jetës multietnike në vend.

Përmes një statusi në X, ai ka thënë se mbajtja mbyllur e saj, do t’i mbajë serbët e veriut në geto.

Drejtori i Institutit “Octopus” përmend si analogji kartëmonedhat euro, të cilat siç thotë ai, përmbajnë imazhe te urave, e të cilat janë të hapura.

Prandaj, pyet Musliu, “po në lidhje me urën kryesore të Mitrovicës në Kosovë?”

“#Urat u krijuan për të përfaqësuar imazhet në pjesën e pasme të kartëmonedhave #euro. Asnjë prej tyre nuk është e mbyllur!

Hapja e urës do t’i shërbejë jetës multietnike! Mbajtja e mbyllur do të mbajë serbët e veriut në geto!”, shkruan ai.