Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy vetura kaplohen nga zjarri, dyshohet se një person ka mbetur i djegur brenda automjetit – Detaje nga policia

Dy vetura kaplohen nga zjarri, dyshohet se një person ka mbetur i djegur brenda automjetit – Detaje nga policia

TV Arbëria ka kontaktuar zëdhënësin e rajonit të Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili konfirmoi për TV Arbëria se ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave të cilat i ka kapluar zjarri, teksa shtoi se dyshohet se një person ka mbetur i djegur brenda automjetit.

“Rreth orës 19;05 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Përqev, në Komunën e Klinës, ka ndodhur një aksident.

Pas aksidentit në mes të dy veturave i ka kapluar zjarri dhe dyshohet se në njërën nga veturat një person ka mbetur brenda veturës së djegur”, tha Fadil Gashi për TV Arbëria.

TV Arbëria ka pyetur Gashin se a dyshohet se a ka viktima gjatë këtij aksidenti, ai tha se ende nuk kanë konfirmim, vetëm se Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk këmi konfirmim për humbje jete, por në vendin e ngjarjes kanë dalur Njësitet policore”, tha Gashi për TV Arbëria.

Pamje nga vendi i ngjarjes: