Pep Guardiola thotë se do të përpiqet t’i bëjë më të shkurtra bisedat e tij gjatë pushimit mes pjesëve.
Ky vendim vjen pasi Manchester City u gjobit me 2 milionë funte nga Premier League për fillime të vonuara të pjesëve të dyta.
City u gjobit për 22 shkelje të veçanta gjatë dy sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Kjo përfshinte edhe vonesën prej pothuajse tre minutash për të filluar pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të kampionatit kundër West Ham, kur ata u shpallën kampionë në Etihad Stadium.
Guardiola u pyet për gjobën përpara ndeshjes miqësore kundër Chelsea-t në Colombus, Ohio.
“Sapo e lexova në lajme. Do të përpiqem t’i bëj fjalimet e mia në pushim më të shkurtra”, ishte deklarata e trajnerit spanjoll.