Klubi londinez nuk do të shkojë direkt në grupe pasi fillimisht do të duhet të kalojë pengesën e “play-off” të kësaj gare.

Nga kundërshtarët e mundshëm, Chelsea mund të shortohet me Dritën, nëse klubi gjilanas arrin të kalojë rrethin e tretë të kësaj gare, ku do të ndeshet me FK Auda nga Latvia.

Shorti do të hidhet pasnesër, më 5 gusht, ku do të zbulohen çiftet e mundshme në raundin e “play-off”, teksa ndeshjet do të zhvillohen më 22 & 29 gusht.