Fëmijët e një çifti spiun rus që u kthyen në shtëpi të enjten pas shkëmbimit më të madh të të burgosurve mes Perëndimit dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, e morën vesh kombësinë e tyre vetëm në fluturimin për në Moskë.
Artem Viktorovich Dultsev dhe Anna Valerevna Dultseva po shtireshin si një çift argjentinas që jetonte në Slloveni kur u burgosën atje.
Fëmijët e tyre nuk flasin asnjë fjalë rusisht dhe nuk e dinin se kush ishte presidenti Vladimir Putin, duke pyetur prindërit e tyre se kush po i përshëndeste pas mbërritjes së tyre, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Në total, 24 persona të burgosur në shtatë vende të ndryshme u shkëmbyen të enjten.
Gjashtëmbëdhjetë ishin të burgosur perëndimorë të burgosur në burgjet ruse dhe tetë ishin të burgosur rusë të mbajtur në SHBA, Norvegji, Gjermani, Poloni dhe Slloveni. Midis tyre ishte edhe reporteri i Ëall Street Journal, Evan Gershkovich.
Familja ruse me katër anëtarë u mirëprit ngrohtësisht, me Dultsevan dhe vajzën e saj duke marrë lule dhe një përqafim të ngrohtë nga Presidenti Putin.
“Buenas noches”, u tha presidenti fëmijëve të spiunëve, teksa i përshëndeti në spanjisht.
Siç raportohet nga mediat argjentinase, çifti njiheshin si María Mayer dhe Ludëig Gisch dhe mbërritën në Slloveni me pasaportat e tyre argjentinase në vitin 2017.
Burri krijoi një kompani IT me emrin e tij të njohur dhe gruaja kishte një galeri arti në internet.
Familja përdori Lubjanën si bazën e tyre dhe vetëm në vitin 2022 çifti u arrestua nga policia sllovene me akuza për spiunazh.
Përpara shkëmbimit të të burgosurve në shkallë të gjerë, çifti u dënuan me 19 muaj burg secili, pasi u deklaruan fajtorë për akuzat për spiunazh të mërkurën. Por duke pasur parasysh arrestimet e tyre në vitin 2022, ata u liruan në kohë dhe u urdhëruan të largoheshin nga Sllovenia, siç raportohet nga Associated Press.
Vetëm të enjten, gjatë shkëmbimit të të burgosurve në shkallë të gjerë Rusi-Perëndim, spiunët e Kremlinit dhe fëmijët e tyre u kthyen në Rusi.
Jeta për Sofjen 11-vjeçare dhe Gabrielin 8-vjeçar ndryshoi më pas dhe ata mësuan se ishin rusë vetëm kur avioni u nis nga Ankaraja për në Aeroportin Vnukovo, tha Kremlini.
“Fëmijët e agjentëve të fshehtë pyetën prindërit e tyre dje se kush i kishte përshëndetur”, tha Peskov, duke shtuar: “Ata as që e dinin se kush ishte Putini”.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se kështu funksionojnë agjentët e fshehtë, “duke bërë sakrifica të tilla për hir të punës së tyre dhe përkushtimit të tyre ndaj shërbimit të tyre”.