Është e qartë se Christopher Nkunku dhe Romeo Lavia duan të kompensojnë kohën e humbur te Chelsea, kur dyshja erdhi në klub në mes të kaosit të verës me shpenzime të mëdha të Chelseat të vitit 2023, ku për të dy u paguan një shumë prej 130 milionë euro.
Dyshja u detyruan të rriten jashtë fushave për pjesën dërrmuese të sezonit të kaluar, ndërsa shokët e tyre të skuadrës punonin nën drejtimin e Mauricio Pochettino, në një sezon që nuk doli si ishte paramenduar.
Nkunku do të grumbullonte vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat pas një dëmtimi të parakohshëm në parasezon, ndërsa Lavia do të kishte edhe më pak fat pasi ai ishte i kufizuar në një paraqitje të vetme 32-minutëshe në dhjetor.
Me një tjetër sezon të ri në horizont, gjërat më në fund po shikojnë për dy lojtarë që duhet të jenë jashtëzakonisht të durueshëm për mundësinë e tyre për të lënë përshtypje. Të dy kanë luajtur në para-sezon dhe duken gati për t’u bërë më në fund lojtarë kyç në “Stamford Bridge”, ku trajneri Enzo Maresca duket ideal për të korrur suksese me lojtarët që po konsiderohen si blerjet të reja.
Dy nga emrat kryesorë të afatit kalimtar të verës 2023 për Chelsean, Nkunku dhe Lavia, kanë bekimin e trajnerit të ri, i cili i njeh dhe i di kualitetet e tyre.
Kthimi i frikshëm i Nkuku
Kur ishte në gjendje të mirë, Nkunku ishte vdekjeprurës në sulm – ku reflekton edhe në raportin gola-minuta – dhe ai ka vazhduar aty ku e la në para-sezon. 26-vjeçari ka gjetur rrjetën në secilën nga tre miqësoret parasezonale të Bluve deri më tani, ndonëse dy prej tyre ishin nga penalltia. Por aspekti më tërheqës i performancës së tij është se sa i freskët dhe i mprehtë duket ai.
Kjo ndoshta u pasqyrua më së miri në vrapimin e tij të jashtëzakonshëm, me sllallome në zonën e penalltisë për të fituar një goditje nga pika e bardhë kundër Club America në Atlanta të mërkurën mbrëma. Duke marrë topin në gjysmëhapësirën e majtë, sulmuesi hyri brenda, iu shmang me mjeshtëri tre mbrojtësve, kaloi një lojtar të fundit dhe fitoi penallti ndaj portierit që e pengoi.
Dikush është befasuar nga forma e Nkuku, por nuk duhet të harrohet se ky është sulmuesi që ka 126 gola në vetëm 172 paraqitje me RB Leipzig. Nëse ai mund të qëndrojë në formë këtë herë, ai ka potencialin të jetë një armë e madhe për Marescan ndaj rivalëve.
Lavia kthhen kohën pas
Lavia ishte ylli tjetër i skaudrës në krahë të Nkunkut, pasi luajti shumë mirë kundër gjigantëve meksikan dhe po vazhdon të forcojë mprehtësinë e tij pas atij sezoni të humbur. Belgu ka filluar çdo ndeshje të turneut parasezonal të Chelseat deri më tani dhe duket se po i afrohet lojtarit që klubi shpenzoi 68 milionë euro për të nënshkruar vitin e kaluar.
Vrapimi i tij dhe lëvizje të bukura dhe shpejtësi i dha Bluve një penallti, pasi ai punoi shumë për të rifituar topin në krahun e djathtë dhe sulmoi pastaj në zonën e penalltisë, duke marr një ndërhyrje të dobët nga një mbrojtës.
Ai këto ndeshje ka siguruar shpesh posedimin me topa të fituar. Pasi ai grumbulloi vetëm gjysmë ore futboll sezonin e kaluar, ky ishte një kujtim në kohë, pasi Lavia në sezonin 2022/23 kur ishte te Southampton përfundoi në mesin e 15-të lojtarëve më të mirë në të gjithë ligën për rikuperimin e topit në 90 minuta dhe bëri më shumë goditje se çdo adoleshent tjetër (53 sosh).
Nga mesfushorët qendrorë të moshës 22 vjeç e poshtë, ai u rendit i treti për ndërhyrjet pas vetëm Moises Caicedo dhe Amadou Onana ishin paa tij.
Maresca është sigurisht i lumtur që e ka në dispozicion, duke folur edhe për Wesley Fofanan i cili po ashtu vjen nga një periudhë e keq.
“Të dy janë shumë të rëndësishëm. Në këtë moment është shumë e rëndësishme që ata të marrin minuta dhe të mos humbasin asnjë seancë stërvitore. Jam veçanërisht i lumtur për ta, sepse për një vit pa asnjë minutë, është e vështirë për ta mendërisht, kështu që tani duhet të rrisin energjinë e tyre dhe 45 minutat do t’i ndihmojnë të dyve për të luajtur pastaj 90 minuta”, deklaroi Maresca.