Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Policia në Shqipëri identifikon të dyshuarin për zjarrvënie, arrestohet 48-vjeçari

Policia në Shqipëri identifikon të dyshuarin për zjarrvënie, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Shtetit ka identifikuar të dyshuarin për zjarrëvënie në Durrës dhe e ka arrestuar.

Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Rrotull, Ishëm, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve,  u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan dhe disa banesa”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. /Telegrafi/

Powered by WordPress