Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas atentatit ndaj Trumpit, pak amerikanë i besojnë Shërbimit Sekret – tregon sondazhi

Pas atentatit ndaj Trumpit, pak amerikanë i besojnë Shërbimit Sekret – tregon sondazhi

Shumica e amerikanëve kanë dyshime për aftësinë e Shërbimit Sekret për t’i mbajtur të sigurt kandidatët presidencialë pas përpjekjes së muajit të kaluar për të vrarë ish-presidentin Donald Trump.

Këtë e vuri në dukje një sondazh i ri nga Associated Press-NORC Center for Public Affairs Research.

Vetëm rreth 3 në 10 amerikanë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se Shërbimi Sekret mund t’i mbajë kandidatët presidencialë të sigurt nga dhuna para zgjedhjeve, sipas sondazhit.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se rreth 7 në 10 amerikanë mendojnë se Shërbimi Sekret mban të paktën një sasi të moderuar përgjegjësie për atentatin.

Sondazhi u krye pas dorëheqjes së drejtoreshës së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle, e cila u përball me pyetje intensive në një seancë dëgjimore në Kongres që u transmetua drejtpërdrejt javën e kaluar dhe në të cilën ajo dha përgjigje evazive.

Drejtori i ri ushtrues i detyrës Ronald Rowe tha në fillim të kësaj jave se i vinte “turp” pas sulmit të 13 korrikut në Butler, Pensilvani, ndërsa tha se e konsideronte të pambrojtur çatinë e përdorur nga personi i armatosur.

Gjatë një konference shtypi të premten, Rowe pranoi humbjen e besimit të agjencisë nga populli amerikan.

Ai tha se njerëzit në përgjithësi dinë vetëm për dështimet e agjencisë – jo sukseset e saj.

Row vlerësoi stafin e agjencisë që në heshtje “punon në sfond” për të mbrojtur mitingjet politike, ditën e inaugurimit dhe ngjarje të tjera.

“Ne do ta fitojmë besimin tuaj”, u zotua ai, raporton AP.

Sondazhi zbuloi se amerikanët kishin më shumë gjasa të thoshin se ndarja politike në ShBA kishte “një pjesë të madhe” të përgjegjësisë për atentatin.

Powered by WordPress