Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hovenier: Vendet perëndimore dhe NATO-ja, nuk i mbështesin synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër

Hovenier: Vendet perëndimore dhe NATO-ja, nuk i mbështesin synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, tha të premten se vendet kryesore perëndimore dhe NATO-ja, nuk i mbështesin synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të Mitrovicës, asaj të veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut të banuar me shumicë shqiptare.

 

Ambasadori Hovenier i bëri këto komente pas një takimi të diplomatëve perëndimorë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.