Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nuhiu për rastin e Osmanit në Shkup: Skandal, presidentja s’është pasagjere e zakonshme

Nuhiu për rastin e Osmanit në Shkup: Skandal, presidentja s’është pasagjere e zakonshme

Ish.zv-ministri në Maqedoni nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu e ka cilësuar “skandal” incidentin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Në emisionin “FIVE” ai ka thënë se presidentja Osmani është shefe e shtetit dhe nuk është një pasagjere e zakonshme.

“Na ka tronditur të gjithëve. Askush nuk mund të vë në pikëpyetje supremacionin. Osmani ka rangun zyrtar, ka detyrime për përfaqësim publik madje ka pasë notë verbale nga ambasada e Kosovës”, ka deklaruar Nuhiu.

Nuhiu ka thënë se për këtë rast duhet t’i kërkohet falje publike institucioneve të Kosovës. /RTV Dukagjini