Skuadra e Dritës ka formuar mesfushën me ganezin Salifu Ibrahim.
24-vjeçari është prezantuar të premten te Drita dhe me skuadrën e re ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Ibrahim i bashkohet Dritës nga skuadra Hearts Of Oak, që garon në Premier League të Ganës.
Në njoftimin e Dritës, thuhet se Ibrahim tashmë i është bashkuar ekipit pasi ka kompletuar dokumentacionin dhe është në dispozicion të trajnerit Zekirija Ramadani.
“Salifu është konsideruar një ndër lojtaret më premtues në Gana ku dhe në sezonin 2020/21 është shpallur lojtar i vitit në Premierligën e Ganës”, ka shkruar Drita ndër të tjera.