Jean-Paul Boetius, 30 vjeç, njoftoi se ka fituar betejën kundër kancerit.
Reprezentuesi holandez e kishte kapërcyer sëmundjen në testikujt e tij në vitin 2022, por në mars ai njoftoi se do t’i duhej t’i nënshtrohej një trajtimi të ri pasi problemi u përhap në zonën retroperitoneale. Tani ai më në fund e ka fituar betejën.
“Kam marrë një lajm të mirë nga spitali dy javë më parë. Arritëm rezultatin e dëshiruar, ndaj mund të shikoj përpara pa merak. Në fakt, ata duan që unë ta them vetëm pas pesë vitesh, por unë do ta them tani: jam i pastër”, tha ai duke folur në programin televiziv holandez De Oranjezomer.
Jean-Paul Boetius gjithashtu siguroi se donte të kthehej në detyrën aktive. Mesfushori, i cili është pa klub që nga korriku i vitit 2023, ka kaluar kohë te Feyenoord , Basileira, Genk , Mainz dhe Hertha.