Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Për 24-orë mbi 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë

Për 24-orë mbi 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë

4 mijë e 836 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë serbë.

Brenda 24-orëve, u paraqitën 208 kërkesa të tilla, bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Më së shumti kërkesa janë bërë nga Komuna e Leposaviqit, ndërsa vendin e dytë e mban ajo e Mitrovicës Veriore.

Vendin e tretë e mban Zveçani, ndërsa të katërtin Zubin Potoku.