Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Thuram: Është një ëndërr, babai më tha se Juventus është skuadra më e madhe në Itali

Thuram: Është një ëndërr, babai më tha se Juventus është skuadra më e madhe në Itali

Klubi i Juventus organizoi një konferencë për shtyp për të prezantuar zyrtarisht një nga blerjet e kësaj vere, Kephren Thuram që mbërriti nga Nice. Në fjalët e tij të para si një lojtar bardhezi, francezi theksoi se për të është një ëndërr të jetë pjesë e Juventus, klubit më të madh në Itali sipas babait të tij, Lillian.

“Babai më ka thënë se për të Juventus është skuadra më e madhe në Itali dhe në botë. Për mua është një ëndërr të jem pjesë e Juventus, kam dashur të luaja me këtë fanellë prej kur isha fëmijë. Ishte një ëndërr edhe kur fola për herë të parë me drejtorin Giuntoli dhe trajnerin Thiago Motta.

Historia e Juventus është e mbushur me francezë dhe që janë emra të rëndësishëm. Shpresoj të bëj mirë ashtu si Pogba, Matuidi ndërsa shpresoj që te Juventus të më bashkohet edhe Todibo.

Unë jam shumë krenar që do ta vesh këtë fanellë. Shpresoj që të fitoj shumë tituj me këtë klub. Sfida me Marcus që luan te Inter? Të shohim, për mendimin tim ai është një lojtar më i mirë se unë. Jam shumë i lumtur për Marcus, ai është një model në familjen tonë”, u shpreh Thuram.

Powered by WordPress