Ministria e Jashtme e Izraelit, të premten e thirri në takim zëvendës ambasadorin e Turqisë për ta qortuar, pasi që Ambasada turke e uli gjysmështizën në qytetin izraelit Tel Aviv në nderim të ish liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyehut.
Irani dhe aleatët e tij, përfshirë Hamasin dhe grupin libanez Hezbollah, e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e të ndjerit Ismail Haniyehut.
Izraeli e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se nuk marrin përgjegjësi për vrasjen e tij.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz përmes një komunikate është shprehur se nuk do të lejohet të nderohet kujtimi për Ismail Haniyehut.
“Shteti i Izraelit nuk do të lejojë shprehjen e zisë për një vrasës sikur Ismail Haniyeh”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në një komunikatë. ka thënë ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keceli, iu ka përgjigjur deklaratave të Katzit.
Ai, përmes rrjetit social X, u shpreh se “nuk mund të arrish paqen duke i vrarë negociatorët e duke i kërcënuar diplomatët “, duke iu referuar vrasjes së Haniyehut.