Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së një gruaje nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, e cila ndërroi jetë pasi burri i saj e kishte rrahur. Haxhiu e ka quajtur rastin një realitet të frikshëm dhe të papranueshëm, duke bërë thirrje për vetëdijesim shoqëror dhe dënime maksimale për dhunuesit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e një gruaje nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, e cila ndërroi jetë pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Vdes një grua nga Graçanica, pas plagëve që ia shkaktoi bashkëshorti
Haxhiu është shprehur e tronditur më këtë lajm teksa ka thënë se rastet e dhunës dhe vrasjet e grave në vend janë një realitet i frikshëm dhe i papranueshëm.
“Në mëngjesin sotëm kuptuam që e ndjera M.Zh ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi bashkëshorti i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të jetës së 41-vjeçares nga Graçanica.
Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngrisim vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale. Është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të angazhohen për një sistem që garanton që çdo rast i dhunës trajtohet me seriozitetin e merituar dhe mbajtjen e dhunuesve e vrasësve përgjegjës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook