Jemi në pikun e verës dhe pothuuajse secilit i shkon në mendje faza më relaksuese, pra pushimet e verës. Por, freski nuk po japin çmimet e paraqitura në treg nga operatorë turistikë , hotele e restorante.
Më së shumti gjykime për këtë çështje ka pasur pjesa e Jalës, aty thuhet se çmimet janë tejet të larta.
Por, qytetari Haki Morina e ka demantuar këtë informacion. Përmes një postimi në facebook i njëjti ka thënë se një omlet, dy kafe e një lëng i kushtuan vetëm 900 lekë.