Reperja Cardi B ka paraqitur në gjyjatëdokumentat e divorcit nga Offset. Përfaqësuesi i Cardi ka konfirmuar se këngëtarja ka dorëzuar dokumentet për kërkesë divorci këtë të mërkurë. Mediat e huaja raportojnë se Cardi B 31 vjeç, po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të ish-çiftit.
Reperja e “WAP” dhe Offset, 32 vjeç, kanë dy fëmijë: vajzën Kulture, 6 vjeç dhe djalin Wave, 2 vjeç. Offset është gjithashtu babai i Jordanit, 14 vjeç, si dhe Kalea dhe Kody, të dy 9 vjeç, nga lidhjet e mëparshme.
Një burim i Page Six pohoi se dyshja kanë pasur probleme por që nuk kanë lidhje me thashethemet e fundit për një tradhëti nga ana e Offset.
Sipas burimeve të afërta, çifti prej kohësh kishin nisur të distancoheshin nga njëri tjetri derisa reperja vendosi të merrte drejtim tjetër dhe ndryshe nga ai i bashkëshortit të saj.
Burimet gjithashtu thonë se Offset nuk është i befasuar aspak për divorcin.