Këngëtarja amerikane Taylor Swift është aktualisht një nga yjet më të famshme në botë dhe fansat e saj e ndjekin atë në çdo hap. Kështu, detajet e marrëdhënies së saj me futbollistin Travis Kelce nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Tani, çifti ka rindezur debatin midis tifozëve të tyre besnikë, disa prej të cilëve besojnë se Taylori dhe Travisi u martuan në fshehtësi, raporton Mirror.
Siç pretendojnë disa, ata u zbuluan nga një detaj në apartamentin e klubit të Travisi në Kansas City Chiefs në Arrowhead Stadium. Një tifoz i klubit ndau një fotografi nga një apartament dhe shpejt filluan spekulimet se çifti ishte martuar.
“Më vjen keq, por këta të dy janë të martuar. Ata kurrë nuk do ta publikojnë atë dhe ata krejtësisht nuk kanë pse. Ata ndoshta do të na tregojnë në albumin e ri, por kjo është ajo që bëjnë të martuarit,” ishte një nga komentet.
“Taylori dhe Travisi duhet të jenë tashmë të martuar, ne thjesht nuk e kemi idenë për këtë,” lexoi një tjetër.