Trajneri italian Gennaro Gattuso është i njohur për temperamentin dhe prirjen e tij për të kaluar kufirin në intervista dhe tashmë e ka humbur durimin me gazetarët në një konferencë për shtyp të HNK Hajduk Split.
Ish- mesfushori dhe trajneri i Milanit ishte një zgjedhje surprizë për klubin kroat këtë verë pas përvojave e Napolin, Valencia dhe Olympique Marseille. Sezoni i tij filloi me një fitore 2-0 ndaj HB Torshavn në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Më pas ai u ul për të marrë pyetje në një konferencë për shtyp, por filloi menjëherë me tension kur u pyet për pjesën e dytë të dobët, përcjellë KosovaPress.
“Dhe pjesa e parë? A po më pyet vetëm për gjërat negative? Hajde, përgjigju,” i tha Gattuso përkthyesit me një ton të irrituar.
“Flisni fillimisht për gjërat pozitive, pastaj për ato negative. Unë dhe ti po fillojmë keq, e di. Për 60 minuta luajtëm futboll të jashtëzakonshëm dhe ju më pyesni pse luajtëm keq për 30?!”, theksoi ish-mesfushori i Milanit.