Para pak ditësh, ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani u ndalua në hyrje të Maqedonisë së Veriut, i njëjti u mbajt në paraburgim në Maqedoni deri sot, ndërkaq sot u lirua me kusht, shkruan Arbëria TV.
Ndërkaq, para pak orësh një incident tjetër ndodhi në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Aeroportin e Shkupit, ku presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u ndal nga sigurimi i këtij aeroporti, duke tentuar që t’i merret edhe telefoni personal.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes Osmani, ai tha se veprimi i sigurimit është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare.
Ai theksoi po ashtu që vërehej qartë se kishte qëllime që të provokohej delegacioni i Kosovës, për të shkaktuar ndonjë incident.
A janë këto dy incidente rastësi?
Në lidhje me këtë temë vazhdimisht ka reaguar edhe analisti i njohur, Afrim Kasolli, ai tha se këto janë vetëm disa nga ndryshimet që i ka prodhuar koalicioni VLEN që u përkrah nga Qeveria e Kosovës.
Duke shtuar se ata që dëshirojnë t’a shpëtojnë këtë shtet nga Ali Ahmeti, ne të vërtetë janë duke ia shtruar rrugën për ndikim të plotë Serbisë në politikën e Maqedonisë së Veriut.
“Me këto akte Maqedonia e Veriut, gradualisht po rrëshqet plotësisht nën hegjemoninë e Beogradit. Kam shkruar edhe para zgjedhjeve parlamentare, se ata që dëshirojnë ta shpetojne këtë shtet nga Ali Ahmeti , ne te vertete vetëm janë duke ia shtruar rrugën per ndikim të plotë të Serbisë në politiken e Maqedonisë se Veriut”, shkroi Kasolli në Facebook.