Llapi po e zhvillon ndeshjen kthyese në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj Brondbyt në “Zahir Pajaziti”, ku pjesa e parë është mbyllur në epërsi të skuadrës tonë me rezultat 1-0.
Për dallim nga ndeshja e parë ku llapjanët pësuan me rezultat 6-0, në ndeshjen kthyese po luajnë shumë më sigurt dhe më të komponuar.
Pas disa rasteve të mira, nuk vonoi goli i epërsisë së Llapit në këtë ndeshje.
Ilir Blakqori asistoi te Elvir Gashijani i cili pranoi topin dhe me një goditje të saktë arriti të mposht portierin për 1-0.
Pas goli Llapi ia arriti të ruajë epërsinë dhe të shkojë në pushim me rezultat 1-0.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se në stadiumin “Zahir Pajaziti” ka diku rreth 200 tifozë të skuadrës mysafire që kanë udhëtuar nga Danimarka.