Blog Post

Arbëria TV > Yje > Me sy të nxirrë, Sharon Stone shqetëson fansat me fotot e fundit

Me sy të nxirrë, Sharon Stone shqetëson fansat me fotot e fundit

Syri i nxirë i aktores Sharon Stone në një foto në Instagram që ajo postoi më 31 korrik, shqetësoi fansat e saj dhe aktorja u rikthye me një postim të ri për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Duke folur në një video, ylli i Hollywood, e cila këto ditë po pushon në Turqi, ka theksuar se nuk e ka lënduar askush por është si pasojë e një incidenti, shkruajnë mediat e huaja.

Më në detaje, Stone tha në Instagram: Hej, e di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua nga syri i nxirë, kështu që dua të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele sa në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të shkuar në tualet nuk dija ku isha. Dhe rashë me fytyrë mbi mermer. Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj.

View this post on Instagram

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)