Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Vezë me domate – Receta të cilën mund ta përgatisni me sy mbyllur

Vezë me domate – Receta të cilën mund ta përgatisni me sy mbyllur

E vetmja gjë më e mirë se një recetë e mirë, është kur një vakt është aq i lehtë në përgatitje, saqë nuk keni nevojë për një recetë.

Ndaj edhe sot AgroWeb.org ju njeh me mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së vezëve me domate, të cilën mund ta bëni me sy mbyllur.

Edhe pse një vakt i lehtë në përgatitje, ai ju ofron shumë proteina dhe vitamina falë përbërësve të thjeshtë që gjenden në çdo raft kuzhine.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 2 domate të mëdha
  • 1 qepë
  • 1thelpi hudhër
  • 3vezë
  • 1lç uthull molle
  • 1lç salcë soje (opsinale)
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Pastroni dhe prisni në copa të mëdha domatet dhe në fund piqini në furrë.

Në një enë bashkoni tre vezë, një lugë çaji uthull molle, kripë dhe piper për shije.

Rihini përbërësit derisa të bashkohen dhe të krijohet një masë e verdhë me pak shkumë.

Shtoni në tigan pak vaj ose gjalpë dhe kur të nxehet mjaftueshëm kaloni aty përzierjen që formuat.

Kur masa të mpikset trasferojeni atë në një pjatë.

Tani prisni imët një qepë dhe një thelpi hudhër. Lërini mënjanë.

Shtoni pak më shumë vaj në tigan dhe ngroheni përsëri në temperaturë të lartë. Hidhni hudhrën e prerë imët dhe skuqeni për 30 sekonda.

Shtoni domatet dhe ulni zjarrin në mesatar.

Përziejini domatet për rreth 3 minuta, derisa të zbuten dhe të lëshojnë lëng.

Ato duhet të fillojnë të zienjë në lëngun e tyre.

Shtoni kripë për shije.

Pas 3 minutash kaloni në tigan vezët duke i përzier vazhdimisht për 50 sekonda.

Shtoni me ngadalë 1 lugë çaji salcë soje dhe pjesën pjesën më të madhe të qepës së prerë hollë.

Kur çdo gjë të jetë skuqur mjaftueshëm hiqeni nga zjarri dhe kalojini vezët me domate në pjatë.

Shërbejini ato të ngrohta. /AgroWev.org

Powered by WordPress