Erion Isai ka qenë i ftuar në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori. Jeta private dhe profesionale e tij ka qenë shpesh burim lajmesh e thashethemesh dhe aktori më në fund vendosi t’i sqaronte përpara kamerës. Një prej miqësive që gjithashtu ka qenë pre e lajmeve është raporti me Bes Kallakun.
Isai mohoi gjithçka duke e quajtur Besin “vëlla” dhe se në 19 vite, nuk janë zënë kurrë. Madje për këtë, ia atribuoi meritën shokut të tij.
Erion Isai: Besin unë e kam vëlla.
-Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…
Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.
Gazetari i kërkoi ta telefononte Besin gjatë transmetimit. Pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Besi sigurisht që s’e kurseu një përgjigje me humor.
Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?
Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.
Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.
Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.