Llapi është nikoqir i Brondbyt në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Danimarkë i ka takuar ekipit danez me rezultat të thellë 6-0.
Llapjanët synojnë që të shkaktojnë befasi para adhuruesve të vet, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Laroshi, Vokrri, Useini, I.Krasniqi, Blakcorri, Namani, Peci, Baftiu, Gashijani, Maliqi, Tahiri.
Brondby: Mikkelsen, Vanlerberghe, Alves, Tshiembe, Sebulonsen, Greve, Radosevic, Cappis, Yeboah, Omoijuanfo, Schwartau.