Organizata “Shqiptaria” përmes një letre publike drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe Mediave në vend, ka shprehur shqetësim për disa çështje me theks të veçantë pasurinë milionëshe të klerikëve fetar dhe importimin e rrymave ekstreme përçarëse fetare në Republikën e Kosovës
Duke u nisur kronologjikisht nga viti 1998 dhe 1999-të, sipas organizatës në fjalë, Kosova u zu në befasi nga disa organizata ndërkombëtare nën petkun e ndihmës së humanitare pas gjendjes që e kaploi Kosovën në atë periudhë.
Këto organizata, siç pohon organizata Shqiptaria, kanë promovuar ideologji fetare qe e cenojnë karakterin kombëtar të shqiptareve. Mbetet alarmant fakti, se si ndërmjet viteve 2012 -2015, deri ne 300 të rinj shqiptarë nga Kosova u rekrutuan nga grupet terroriste gjatë luftës sektare në Siri dhe Irak. Dhe ky mobilizim fatal nuk ishte i rastësishëm. Ai mund te jetw edhe pasojw e penetrimit të rrymave ekstreme fetare në Kosovë sikur vahabizimi, në kundërshtim me mësimet e tradicionale të Islamit.
Ndërkohë, sipas organizatës Shqiptaria, ky “pakt me djallin” ishte bërë në mënyrë te heshtur edhe nga BIK-u. Akte të tilla i tjetërsojnë shqiptaret nga shtrati i natyrshëm kombëtar paqësor ndërfetar, dhe nxisin konflikte të brendshme që mund të jenë vetëm agjendë e armiqve të këtij kombi. Po ashtu, kohë më parë hulumtimi i Institutit Royal United Services me seli në Londër, kishte argumentuar, se si Rusia nëpërmjet “Forumit Mysliman Evropian” ishte duke shtrirë ndikimin edhe në Kosovë.
Sipas këtij raporti, një ndikim i tillë bëhet, po ashtu, përmes shoqatave të ndryshme bamirëse, dhe ndër to është Fondacioni Ahmat Kadyrov. Kurse kryetari i kësaj shoqate, Abdul-Ëahed Niyazov, në korrik të vitit 2021, kishte qëndruar në Kosovë dhe e kishte vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Fakultetin e Shkencave Islame, ku kishte mbajtur një ligjëratë, përkundër faktit se Niyazov konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili prej vitit 1999 e deri në vitin 2003, ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumën ruse.
Të “sulmuar” në këtë frymë mbesin rinia e Kosovës, duke u imponuar gjuhën, veshjet, dhe kulturën arabe. Është trishtues dhe i dhimbshëm fakti, kur dëgjon shumë të rijnë të indoktrinuar nga kjo ideologji, se si sot e zëvendësojnë fjalën e bukur shqipe tungjatjeta-që është urim për zgjatje të jetës së tjetrit, me “aleyküm selam”
Lista e shqetësimeve të paraqitura në këtë letër nga organizata Shqiptaria është e gjatë, duke e konsideruar obligative dhe të domosdoshme hetimin e pasurisë marramendëse të kelrikëve thirrjen për hetimin e pasurisë marramendëse të klerikëve fetarë myslimanë, të cilat nuk përkojnë me të ardhurat e tyre zyrtare. Atëherë shtrohet pyetja për çfarë interesa dhe nga kush paguhen? Dhe më kryesorja çfarë agjenda propagndojnë në publik pas kësaj shit-blerje?
Këto hetime po ashtu duhet të përfshijnë edhe abuzime tjera sikur se;
– Shpërdorimi i fëmijëve dhe joshja për ligjërata në xhamia
-Praktikimi i fesë në objekte shtetërore
-Ligjërimet tematike nga ana e hoxhallarëve
-Retorika nxitëse ndërfetare
-Praktikimi i fesë në ministri, burgje dhe institucione tjera
-Diskriminimi i gjinisë femërore
-Rritja e zërit të ezanit përtej limitit
“Konsiderojmë që shteti ka për obligim që të mbrojë fëmijët deri në moshën madhore nga ndikime të këtilla dashakeqe”, thuhet ndër të tjera në këtë letër drejtuar krerëve të shtetit e mediave.
Republika e Kosovës e ka obligim jetik mbrojtjen e karakterit kushtetues dhe ligjor shtetëror. Sepse ky shtet është rezultat i sakrificave të panumërta të gjeneratave para nesh, të cilat dhanë gjithçka nga vetja, vetëm që ata që do ta trashëgojnë këtë arritje historike të jetojnë në paqe, harmoni dhe tolerancë, të pa nënshtruar ndaj asnjë ideologjie të huaj, ashtu siç na mëson kodi tradicional shqiptar. Përdhosja e këtij thesari të shenjtë, për çfarëdo motivi, parqet tradhti ndaj gjakut të derdhur të dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë, me flamurin kuq e zi dhe amanetin e Princit Arbëror, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. /TV Arbëria