Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fonseca: Milan guximtar, fitore që të mbushin plot besim

Fonseca: Milan guximtar, fitore që të mbushin plot besim

Fitoret të mbushin me besim dhe entuziazëm. Kështu po ndodh edhe te Milani, që pavarësisht se vetëm takime miqësore ka mposhtur Manchester Cityn (3-2) dhe Realin e Madridit (1-0).

Pas suksesit përballë kampionëve të Spanjës dhe Europës – falë golit të nigerianit Chukwueze – trajneri Paulo Fonseca u shpreh:

“Jam i lumtur për kurajën me të cilën luajtën të gjithë djemtë. Kam ndjesi shumë të mira. Sigurisht që rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme, por fitorja sjell vetëm të mira.

Kemi shumë gjëra për të mësuar, por tre javët e para te Milani i cilësoj pozitive. Po punojmë fort dhe me mendje të hapur. Duelet ndaj Cityt dhe Realit të mbushin plot besim”.
Më pas nga një koment për disa nga individët e “Djallit”.

“Pulisic është fantastik. Cilësia e tij është e pabesueshme, do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.

Sa i përket Musah, unë jam 200% i bindur se do të jetë një lojtar tepër i vlefshëm për Milanin.Sigurisht që duhet të mësojë ende shumë, por ai ka karakteristikat e duhura për të luajtur në skemën me dy mesfushorë përpara mbrojtjes“.

Në fund 17-vjeçari Liberali, autori i asistit, dhe nigeriani Chukwueze, i cili realizoi golin e fitores kundër ekipit të Ancelottit.

“Liberali luan me guxim, por duhet të mendohemi. Nëse është më mirë ta dërgojmë diku të luajë apo ta mbajmë dhe të jetë pjesë e Milan Future. Të gjithë të rinjtë po tregojnë pjekuri dhe guxim.

Chukwueze? Vitin e kaluar luajti pak. Të gjithë duan të tregojnë potencialin e tyre kur vjen një trajner i ri. Jam shumë i lumtur për të, Samuel do bëjë diferencën sezonin e ri”.

Powered by WordPress