Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Juventus afër finalizimit me sponzorin e ri për fanella, “Zonja e Vjetër” fiton 25 milionë euro

Juventus afër finalizimit me sponzorin e ri për fanella, “Zonja e Vjetër” fiton 25 milionë euro

Juventus ka finalizuar një marrëveshje me një partner të ri tregtar për t’u bërë sponsori i ri i fanellave të klubit. Mediat në Itali shkruajnë se marrëveshja do të jetë 25 milionë në sezon.

Marka e paidentifikuar është e lidhur me marrëveshje të rrepta konfidencialiteti, por Tuttosport raporton se një dakordim është duke u finalizuar për një marrëveshje dyvjeçare me Juventusin.

Tuttosport sugjeron se klubi do të bëjë një njoftim së shpejti dhe se logoja e partnerit të ri do të jetë në fanellat e klubit në kohë për hapjen e sezonit të Serie A kundër Como më 19 gusht.

Powered by WordPress