Loriana Kuka është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi u mposht në raundin e dytë.
Xhudistja kosovare u mposht nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.
Pas kësaj humbje ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku u shpreh se Loriana la Zvicrën tash e tetë vite për të arritur sukseset e saj.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Paris 2024 …
Loriana Kuka 78 kg
Shënoj fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin …
La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare!
Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore,e deshte edhe Olimpike por fati se deshti!
Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen,ekipin e Kombin Shqiptar!
Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand,vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë,te Agroni te mbarë familja jonë!
Fal teje vlla, jam në xhudo,fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës!
Si axha yt …
Lori të uroj fatin e Botës në jetën tande tash e tutje,në rrugëtimin e ri jetësor!
Faleminderit për krejt.
Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike.