Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dafina Zeqiri mollë sherri mes Osmanit dhe Gërvallës

Dafina Zeqiri mollë sherri mes Osmanit dhe Gërvallës

Raporti i shumpërfolur i presidentes Vjosa Osmani me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duket që nuk është në momentet më të mira, shkruan TV Arbëria.

Gjithçka nisi nga një koncertë i organizuar për mërgatën, Donika Gërvalla duke e prezantuar këngën e Dafina Zeqirit para mijëra bashkatëdhetarëve, filloi duke ironizuar me presidenten Osmani.

“Tani do të dëgjojmë këngën e presidentes Vjosa Osmani “llafe – llafe””, tha Gërvalla.

Ky veprim nga ministrja Gërvalla u prit me mjaft reagime në opinion.

Por nuk vonoi shumë një ditë pas, ministers iu kthy përgjigjja nga presidentja Osmani, e cila në një konferencë për media pas një takimi me partitë politike, presidentja u pyet për veprimin e Gërvallës.

Osmani nuk nguroi t’ia kthente Gërvallës me të njëjtën monedhë, e njëjta ia përmendi një tjetër të Dafinës, pra atë “Me kast”.

“Nuk do të komentoja raporte, po kemi dallime në qëndrime të cilat janë të qarta, janë publike dhe nuk është as në interes të qytetarëve, as në interes të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Por ndoshta për detaje ndonjëherë tjetër. Në qoftë se doni pak me këngë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re tash, para një muaji: ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve’, ‘me kast, me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe këngë tjera Dafina”, tha Osmani.

Nga këto dy “sulme” publike të ministers Gërvalla ndaj Osmanit dhe anasjelltas, ka pasur reagime të shumta.

Të dyja përfaqësueset e shtetit nuk u merakosën shumë për veprimet apo fjalët që po i thonë, ironizuan me njëra-tjetrën me rehatinë më të mirë të mundshme, krejt kjo u kritikua mjaft shumë nga analistë e figura politike.

Këtë ngjarje analisti politik Afrim Kasolli, e ka quajtur tallje me përfaqësimin shtetëror.

“Kjo tallje me përfaqësimin shtetëror dhe opinionin eshtë e paprecedent. Dhe tere kjo maskarade, po ndodh ne kohen kur Serbia po nënshkruan momerandum mirëkuptimi me BE-ne dhe atë kryesisht me Gjermaninë, per shfrytëzimin e pasurive minerale të këtij shteti, sikur litumi, per nevojat industrise gjermane, si dhe po negocion kryesisht me Francen, si lidere ne kete drejtim, projektet krijimit te kapaciteteve bërthamore per prodhim te energjisë.

E tëra kjo si pjese e makroplaneve per forcim autonom dhe strategjik te çlirimit te Evropës nga varësia energjitike ruse si dhe per ta përballuar konkurrencën globale te Kines”, ka shkruar Kasolli.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e përplasjeve mes Osmanit dhe Gërvallës, Osmani i reagoi edhe në maj të këtij viti ministers pas dërgimit të letrës në Këshillin e Evropës, një draft-statut për themelimin e Asociacionit, presidentja u shpreh se ky veprim është bërë pa kordinim me të.

Ndërkohë në të kaluarën para se të formohej Qeveria e tanishme, ushtruesja e detyrës në atë kohë Vjosa Osmani në zgjedhjet fundit e prezantonte Donika Gërvallën dhe shprehej e kënaqur me bashkëpunimin me të. /TV Arbëria

Postimi i Osmanit:

Powered by WordPress