Ushtria izraelite thotë se ka konfirmuar se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar.
Deif u shënjestrua në një sulm në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.
Izraeli thotë se Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.
Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u vra në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut, shkruan BBC.