Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Rrahim Beqirin – Komandant Roki në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë.
“Trimëria dhe përkushtimi ndaj atdheut i Rrahim Beqirit, i njohur si Komandant Roki, na mbush me krenari të gjithë shqiptarëve. Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë. Ata hodhën themelet e këtij shteti, e ne vazhdojmë ndërtimin e tij, të frymëzuar nga trimëria e përkushtimi i tyre.
Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.