Pak më shumë se dy javë pas përfundimit të turneut të Copa America të fituar nga Argjentina, organizatorët e kompeticionit kanë shpallur njëmbëdhjetshen më të mirë.
Në të, kampionët nga Argjentina kanë pesë përfaqësuese dhe finalistja Kolumbia dy. Kanadaja, Ekuadori, Uruguai dhe Brazili kanë nga një, transmeton GazetaBlic Sport.
Në portë është Emiliano Martinez dhe përballë tij katërshja në mbrojtje janë Johnston i Kanadasë, kampioni Romero, Davinson Sanchez i Kolumbisë dhe Hincapie i Ekuadorit.
Në mesfushë, emrat e Rodrigo de Paul nga Argjentina, Manuel Ugarte nga Uruguai dhe lojtari më i mirë i zgjedhur i turneut – James Rodriguez. Në sulm janë Lionel Messi, Lisandro Martinez, i cili u bë golashënuesi më i mirë i kompeticionit dhe anësori brazilian Rafinha.