Ekipet shqiptare vazhdojnë garën në kualifikimet e Conference League.
Llapi luan ndaj Brondbyt pa ndonjë shpresë të madhe, pasi skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pothuajse është eliminuar pas humbjes në ndeshjen e parë në Danimarkë me rezultat të thellë 6-0.
Në anën tjetër, Egnatia hyn në ndeshjen kthyese me epërsi minimale ndaj Reykjavik në ndeshjen që zhvillohet në “Loro Boriçi” nga ora 20:00.
Partizani kërkon përmbysjen në “Elbasan Arena” pasi nga ndeshja e parë është në disavantazh ndaj skuadrës nga Gjeorgjia, Iberia 1999 me rezultat 2-0.