Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

30 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Qytetarët po përballen me pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së enjtes nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 250 metra e gjatë.

Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare në Kullë pritja është 20 minuta dhe kolona 30-50 metra.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.

Powered by WordPress