Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndezi zjarr për t’i djegur mbeturinat, i moshuari në Fier vdes nga asfiksimi

Ndezi zjarr për t’i djegur mbeturinat, i moshuari në Fier vdes nga asfiksimi

Një i moshuar në Fier ka vdekur tragjikisht dje pasi ndezi një zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas në Fier.

N. C., rreth 90 vjeç, tentoi që t’i shuante flakët, të cilat ishin përhapur si pasojë e erës së fortë. Por për fat të keq ka përfunduar duke u asfiksuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.