Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti federal Steinmeier është kreu i dytë i shtetit gjerman që i kërkon falje Polonisë për shtypjen e Kryengritjes së Varshavës. Ai kishte folur më parë me të mbijetuarit e rezistencës.

Në përkujtimin e Kryengritjes së Varshavës 80 vjet më parë, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i kërkoi falje popullit polak. Nuk do të harrohen vuajtjet e pamatshme që gjermanët i shkaktuan vendit të tyre fqinj dhe me çfarë vullneti për asgjësim vepruan ata kundër të gjithë popullsisë, tha Steinmeier-i.

Presidenti Federal Steinmeier mori pjesë në përkujtimin e Kryengritjes së Varshavës 80 vjet më parë si shenjë kujtimi të krimeve gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.-Advertisement-

Presidenti gjerman tha më tej se vuajtjet dhe dhimbjet vazhdojnë të prekin shumë familje. Kryengritja e Varshavës është gjithashtu një nga kapitujt më heroikë në historinë

Steinmeier flet me të mbijetuarit e rezistencës polake
Steinmeier është presidenti i dytë gjerman – pas Roman Herzog-ut – që u ftua për të folur në këtë ditë të rëndësishme përkujtimi për Poloninë.

Më 1 gusht 1944, ushtria ilegale polake nisi një kryengritje kundër pushtimit gjerman. Por Wehrmacht-i dhe SS-ët e shtypën atë dhe kryen një masakër ndaj popullatës civile. Me afro 200.000 të vdekur, ky bën pjesë në krimet më të rënda gjermane të luftës./Dw

Powered by WordPress