Kryetrajneri i fitnesit të Real Madridit, Antonio Pintus, ka bashkëpunuar me NASA-n në programin e tyre Artemis që shpreson të kthejë njerëzit në hënë për herë të parë që nga viti 1972, sipas Guillermo Rai të The Athletic.
61-vjeçari bëri një vizitë në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, Teksas, për të shpjeguar se si metodat e tij të trajnimit mund të përdoren në hapësirë dhe se si astronautët mund të mbanin në formë
Pintus ka Pasur një partneritet me NASA-n që nga vera e kaluar, gjithashtu kur Real Madrid po bënte turne nëpër Shtetet e Bashkuara.
Italiani është i njohur për metodat e tij kërkuese të përgatitjes fizike që janë gjithashtu vërtet efektive; sezonin e kaluar, për shembull, ai u kërkoi lojtarëve të mbanin maska oksigjeni në stërvitje.
Duke lënë mënjanë statusin e trajnerit të tij, ai së fundmi është emëruar si drejtor i performancës së bardhezinjve.