Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërkesa e Varhelyi, Pantina: Kurti po i shijon ekskursionet në Paris, s’e ka prioritet zgjedhjen e problemit më të madh

Kërkesa e Varhelyi, Pantina: Kurti po i shijon ekskursionet në Paris, s’e ka prioritet zgjedhjen e problemit më të madh

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, pasi ka thënë se Kosova duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pantina në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo është një kërkesë e cila i është bërë Kosovës qe një kohë të gjatë.

Tutje, ajo thotë se Kurti nuk e ka prioritet zgjedhjen e problemit më të madh që ka Kosova, e që është bërë pengesa kryesore për integrim në organizma ndërkombëtar por edhe në zhvillimin e brendshëm.

Pantina thotë se përderisa vendi vazhdon të jetë nën sanksione, Kurti po i shijon ekskursionet e tij turistike në Paris.

“Kjo është një kërkesë që një kohë të gjatë i është bërë Kosovës, qysh në kohën kur do mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave të KIE e ku kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk u përfshi në rend të ditës. Por, kryeministri nuk e ka prioritet zgjidhjen e problemit më të madh që ka Kosova e që është bërë pengesa kryesore tashmë jo vetëm në procesin e integrimit në organizma ndërkombëtarë por edhe në zhvillimin e brendshëm. Përderisa ne vazhdojmë të mbesim nën sanksione, KM po i shijon ekskursionet e tij turistike tashmë disa ditore në Paris, përderisa ngjashëm vitin e kaluar kishte qendruar në Greqi e nga të cilat udhëtime Kosova nuk përfiton asgjë”, përfundoi Pantina.