Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Izraeli mund të ketë torturuar të burgosurit”, raporti shqetësues i OKB-së

“Izraeli mund të ketë torturuar të burgosurit”, raporti shqetësues i OKB-së

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se palestinezët e arrestuar nga Izraeli që nga shpërthimi i luftës në Gaza, mund të jenë torturuar. Raporti i OKB-së mblodhi dëshmi nga burra, gra dhe fëmijë që ishin arrestuar, të cilët thanë se mbaheshin në ambiente të ngjashme me kafazin dhe të zhveshur për periudha të gjata.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha se dëshmitë e marra sugjeronin se autoritetet izraelite mund të kenë kryer akte të tmerrshme ndaj të arrestuarve. Shumë prej tyre janë mbajtur pa asnjë akuzë, pa pasur akses te një avokat dhe në kushte të mjerueshme. Pengjet thanë gjithashtu se ishin privuar nga ushqimi dhe uji i mjaftueshëm e madje se ishin rrahur.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime në lidhje me objektet e paraburgimit ku mbahen disa të burgosur. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se i është refuzuar leja për të vizituar objektet ku mbahen të burgosurit palestinezë. Nga ana tjetër, autoritetet izraelite thanë se po hetonin raportet e abuzimit në qendrat e paraburgimit, por nuk dhanë detaje. Në fillim të kësaj jave, policia izraelite arrestoi rezervistë të akuzuar për keqtrajtim të rëndë të një të burgosuri palestinez në burgun Sde Teiman në Izraelin jugor.

Raporti sugjeron se mijëra palestinezë janë arrestuar, disa prej tyre staf mjekësor, së bashku me pacientët e tyre. Të paktën 53 persona besohet se kanë vdekur në paraburgim.

Powered by WordPress