Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë vetëm edhe tri sportiste kosovare.
Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë në xhudo më 1 gusht (nesër).
Këtu ndoshta janë edhe pritshmëritë më të mëdha për t’u siguruar medalja e gjashtë olimpike. Kuka në luftën e parë do të përballet me sllovenen Netka Lobnik.
Kjo luftë zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:00.
Gresa Bakraçi do të garojë më 2 gusht në 800 metra vrapim në atletikë.
Ndërkaq, notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e Parisit 2024. Ajo do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë.