Antony Blinken ka thënë se vrasja e Ismail Haniyeh “është diçka për të cilën ne nuk ishim në dijeni apo të përfshirë”.
Pasi vdekja e tij vuri në dyshim negociatat e vazhdueshme për armëpushimin, sekretari amerikan i shtetit theksoi rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.
“Gjithçka që mund t’ju them tani është se mendoj se asgjë nuk e largon rëndësinë e arritjes së armëpushimit. Palestinezët po vuajnë tmerrësisht çdo ditë, fëmijë, gra, burra në Gaza”, shtoi ai.