Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj propozon këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Haradinaj propozon këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 26 janari.

Këtë propozim e ka bërë në takimin me presidenten Osmani.

Ai ka thënë se partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.

Ndërsa, Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.

Postimi i tij i plotë:Të dashur qytetarë,

Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.

Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar.