Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Grealish thotë se ka qenë i shkatërruar që nuk u thirr nga Anglia për Euro 2024

Grealish thotë se ka qenë i shkatërruar që nuk u thirr nga Anglia për Euro 2024

Një nga futbollistët që nuk ishte ftuar nga Kombëtarja angleze në Euro 2024 është sulmuesi i Manchester Cityt, Jack Grealish.

Anglezi nuk ishte një lojtar kyç për Cityn sezonin e kaluar dhe nuk është se pati formën që jemi mësuar ta shohim nga ai.
E kjo ka bërë që Gareth Southgate të mos e ftojë futbollistin anglez.

Në lidhje me këtë, ka folur vet Grealish, i cili tha që kjo ka qenë gjëja më e vështirë me të cilën është përballur deri më tani.

“Unë do të jem plotësisht i sinqertë tani. Për sa i përket karrierës sime futbollistike, mos thirrja për Euro 2024 ishte gjëja më e vështirë me të cilën jam përballur deri më tani. Unë isha absolutisht i shkatërruar. Tani jam në përmirësim. Më ka dhënë shumë motivim dhe do të bëj gjithçka për ta kthyer në sukses”, tha Jack Grealish.

Kombëtarja angleze arriti në finalen e madhe të Kampionatit Europian, ku humbi nga Spanja me rezultatin 1:2.

Pas turneut, Gareth Southgate, i cili ishte trajner i kombëtares angleze që nga viti 2016, dha dorëheqjen.

Powered by WordPress